Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme në të cilën shfaqet një person madhor i cili kryen veprime të turpshme në prani të një fëmije të mitur.
Pas verifikimeve dhe hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Prokurorinë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit: J. Hoxha 38 vjeç, banues në Kavajë.
“Ky shtetas më datë 26.05.2018, në një ambient të pabanuar, në qytetin e Kavajës ka kryer vepra të turpshme me shtetasin e mitur M. A. rreth 10 vjeç.
- J. H. gjatë momentit të intervistimit ka shfaqur shenja të çekuilibrit mendor”, bën me dije policia. Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vepra të turpshme”, parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.