Plagosja e një gazetari nuk është lajm, kjo ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama në intervistën e dhënë për televizionin “Francë 24”, duke skandalizuar në këtë mënyrë mbarë opinionin.
Gazetarja e ka pyetur në lidhje me plagosjen e kryeredaktorit të RD-së, Bledi Kasmi, ndërsa Rama qetësisht ka pohuar se ky nuk është lajm për faqet e gazetave.
Pyetje: Para se të flasim për negociatat që do të hapen midis Shqipërisë dhe BE-së, dua të kthehem në një incident që ndodhi javën e kaluar. Në fakt është plagosur një gazetar gjatë një proteste të opozitës. Ata kërkojnë dorëheqjen tuaj, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Çfarë është duke ndodhur?
Rama: Mendoj se nuk është një lajm i cili duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Është jeta e brendshme e vendit, opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi, është shprehur Rama.