Pas vetëvrasjes së të atit, ka folur për mediat në Shkodër Romina Kallami. Ajo pretendon se babai i saj është dhunuar nga ana e Policisë, dhe se ai nuk ka kryer asnjë vjedhje, për të cilën ishte arrestuar. “Babai më ka pohuar me gojën e vet dhunën. Para 6 muajsh kam humbur nënën, mos të bëhet tragjedia e tretë”, u shpreh Romina duke nënkuptuar se mund të kryej kjo vetë ndonjë akt ekstrem.
“Më ka thanë që e kanë dhunuar në polici, akuzat për vjedhje janë thjesht shpifje. Nëse nuk gjendet drejtësi atëherë do të jetë viktima e tretë, kërkojmë drejtësi.
Para gjashtë muajsh kam humbur nënën tashmë babanë. Im atë është dhunuar, ka një video ku thotë që është dhunuar. Im atë mi tregonte të gjitha, ishim si shokë”, ka thënë më tej Romina.