Tarifa vjetore, studentët në protestë: Kërcënojnë me përshkallëzim

Tuesday, 29 May 2018 17:22

Dhjetëra studentë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike kanë bojkotuar sot mësimin dhe kanë protestuar përpara Fakultetit të Mjekësisë. Shkak i kësaj proteste është bërë sipas tyre një vendim, i cili i detyron studentët që kanë përfunduar ciklin tre vjeçar të paguajnë sërish tarifën vjetore nëse kanë provime të pashlyera.

Por pretendimi i tyre kundërshtohet nga dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, e cila thotë se studentet paguajnë vetëm kreditet.Për ti dhënë një zgjidhje kësaj situate, të mërkurën pritet të mblidhet Bordi Drejtues i Universitetit, i cili do të dalë me një vendim.
Studentët sakaq paralajmëruan se do të përshkallzojnë protestat nëse ata do të tarifohen siç aktualisht pretendojnë.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 23:22
Login to post comments