Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierin me 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas kërkon lirimin nga qelia. Pezaku, i dyshuar për “trafik të narkotikëve” ka depozituar një kërkesë tek Krimet e Rënda ku kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”.
Kjo kërkesë penale është regjistruar në gjykatë në 28 Maj dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Armando Pezaku qëndron në qeli nga java e parë e muajit Mars, kur u arrestua bashkë me menaxherin e “Arbi Garden”, Donaldo Lushaj.
Ai ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Ndërsa Arbër Çekaj, administratori i shoqërisë që importoi kontenjerin me banane dhe kokainë të fshehur në të nga Kolumbia është arrestuar në Gjermani dhe pret ekstradimin në Shqipëri.