Në Labinot janë rikthyer nostalgjitë për kooperativat bujqësore dhe mecat e kooperativës. Fotot tregojnë se deri ku kanë shkuar marrëzitë e tyre. Sigurisht, mungon buka e keqe e misrit dhe shëllira. Menca mbushet me mall kapitalizmi, por krenohet me etiketë socializmi. Përveç këtyre mbahet në këmbë edhe shtëpia ku u formua shtabi që filloi si shtab "pa dallim feje, krahine dhe ideje" dhe përfundoi si shtab i partisë komuniste.