Romët i kërkojnë kryeministrit shëndetësi dhe tekste shkollore falas

Diel, 08 Prill 2018 20:25
foto ilustruese foto ilustruese

Dita Ndërkombëtare e Romëve i ka gjetur romët përballë kryeministrisë duke protestuar për të drejtat e tyre. Ata I kanë kërkuar Ramës kontrolle shëndetësore dhe tekste shkollore falas.

“I kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të mundësojë nëpërmjet programeve të veçanta, kontroll të vazhdueshëm shëndetësor falas. Të zbatohet e drejta për gjuhën rome në shkollat fillore. Të sigurohen tekste shkollore falas”, tha përfaqësuesja e tyre, Manjola Veizi.

Login to post comments