×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Dosja e gjyqtares së vrarë kalon te Krimet e Rënda

E mërkurë, 30 May 2018 13:56

Mesditën e sotme gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë për gjykimin e Fadil Kasemit, i cili vrau ish- bashkëshorten e tij, gjyqtare, Fildes Hafizi.

Pritet që tashmë çështja t’i kalojë për gjykim Krimeve të Rënda

Më 31 gusht të vitit 2017, Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish- bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi, poshtë banesës së saj.

Ai do përballet me akuzat e "vrasje me paramendim", "armëmbajtje pa leje" dhe "rrëmbim dhe mbajtje peng personi". 

Para se të kryente veprimin që i mori jetën ai kishte tentuar edhe më herët ta bënte një gjë të tillë.

Login to post comments