Operatori i Sistemit të Transmetimit do të nisë punimet në dy linja elektrike 110 kV në Rrashbull – Sallmone (Sukth) dhe Rrashbull – Spitallë, për përforcimin dhe sigurimin e rrjetit të tensionit të lartë.
Për shkak të punimeve në datën 31 maj dhe 1 qershor, OSC lajmëron se nuk do të ketë energjie elektrike në disa zona të Durrësit e Shijakut.
Në datën 31 maj do të punohet në linjën 110kV në Rrashbull – Sallmone (Sukth).
Sipas njoftimit nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të mbeten pa energjie elektrike zonat: Breg Lumi, Punishte, Komunale, Qendër Shijak, Perimore, Sallmone Kodër, Zona Fermë Sukth, Hidrovori, Lagja e Stallave, Biznes privat gjate autostradës, “4 Rrugët”, aksi Maminas-Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalëzit dhe Kompleksi Lura.
Ndërsa në datën 1 qershor do të kryhen punimet në linjën 110kV Rrazhbull – Spitalle (Porto Romano 2).
Nga ora 09:00 deri në 15:00, do të mbeten pa energji disa zona, kryesisht të Durrësit, si: Shenavlashi, Vrrin, zona e ish-kënetës Durrës, Impianti i Ujërave të Zeza. Subjekte private Depozitat e ''RIRAS'' në Porto Romano, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Subjekte private ''Serat'', ADC, Universiteti Godina e Re, Ferri Trans Subjekt Betoni, Qyteti Durrës: Lagja Nr.15 zona Spitallë, Policia-drejtim Shkozetit (krahu i majtë i rrugës kryesore), Lagja Nr.18 zona Spitalit – Materniteti - drejtim Shkozetit (krahu i djathtë i rrugës kryesore), degëzimi Currilat-Fabrika e Tullave, si dhe degëzimi Pallatet Parafabrikat-Kisha-Tregu Industrial.
OST ka kërkuar mirëkuptimin e abonentëve për mungesën e energjisë elektrike.