Skandali/ Veliaj shpërblen vëllain e prokurorit që mbylli hetimin e vdekjes së 17-vjeçarit

E mërkurë, 30 May 2018 16:58

Paralel me Unazën e Madhe të Tiranës, poshtë Kodrës së Diellit ndodhet një segment rrugor afërsisht 500 m, që bart emrin e zotit Shkëlqim Fusha, i cili është pronari i shoqërisë “Fusha sh.p.k.”, shoqëri kjo e cila ka bërë edhe ndërtimin e këtij segmenti rrugor para disa vitesh.

Rruga figuron me këtë emër edhe në “Google Maps”. Banorët e zonës, të pyetur për emrin e rrugës pohojnë se ajo quhet rruga “Shkëlqim Fusha”.

fusha rruga.png

Paradoksi ndodh pasi, sipas ligjit të Sistemit të Adresarit dhe Rregullores së Bashkisë së Tiranës, rrugëve u vendosen emra të personave që nuk jetojnë më.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 17:03
Login to post comments