Reagon ashpër Trump: Rusia bashkëpunëtore e ‘kafshës Asad’

Diel, 08 Prill 2018 22:35

Ka reaguar ashpër ndaj sulmit kimik në Rusi presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ai ka akuzuar Rusinë si bashkëpunëtoren kryesore të ‘Kafshës Asad’ dhe e ka quajtur këtë sulm të sëmurë dhe të frikshëm. Trump i ka bërë fajtorë dhe ka shtuar se të dyja palët kanë një borxh të madh për 70 jetët e marra mbrëmjen e djeshme.

Sulmi kimik i aktivizuar mbrëmë në afërsi të Ghoutas Lindore, është cilësuar si sulmi më i rëndë i ndodhur në Siri në të gjithë historinë, ndërsa ka lënë të vdekur më shumë se 70 persona, përfshirë këtu edhe fëmijë.

Login to post comments