E moshuara gjendet e vdekur në banesë, zjarrfikëset hynë nga dritarja

E mërkurë, 30 May 2018 19:58

Një grua e moshuar është gjetur e pajetë brenda banesës së saj në qytezën e Patosit në Fier.

Viktima është shtetasja me iniciale N.M., 74 vjeç.

Forcave të zjarrfikëses iu desh të hynin në ndërtesë nëpërmjet dritares në katin e tretë të pallatit 5 katesh në lagjen "1 Maji".

Alternativë e hyrjes nga dera e banesës ishte e pamundur, pasi dera ishte e mbyllur nga brenda.

Njoftimi i policisë:

Në datën 30.05.2018, rreth orës 18:35, në lagjen “1 Maji” Patos, është gjetur nga banorët e pallatit e vdekur në banesën e saj ku jetonte e vetme shtetasja N.M, 74 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments