Kur kanë kaluar thuajse një vit nga vrasja e rëndë e Marvi Mihalit në Tiranë për një karrikues telefoni, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht hetimet për prokurorin Artan Lulo dhe dy gjyqtarët e çështjes.
Mësohet se organi i akuzës ka nisur verifikimin e procedurave të ndjekura nga Prokurori i çështjes dhe dy gjyqtarët, pas akuzave dhe kallëzimit penal të familjarëve për korrupsion.
Babai i viktimës, Pavlo Mihali akuzon prokurorin se kundrejt pagesës ka liruar tre nga 4 vrasësit e djalit të tij.
I riu mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë në korrik të vitit 2017 për një karikuese telefoni. Ndërkohë ende pa u mbush viti, në 11 maj, Gjykata e Tiranës lë të lirë tre të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit, ata janë Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla.
Mësohet se ndaj tre të liruarve, ka ndryshuar dhe akuzat nga moskallezim krimi në vrasje në bashkëpunim.