Në kërkim për përdhunim në Itali, prangoset 53-vjeçari nga Shijaku

E Enjte, 31 May 2018 09:15

Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e sotme një 53-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.

Siç bëhet me dije, i arrestuari është Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas, të cilin gjykata italiane e ka dënuar me 5 vite burg për përdhunim.


“Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas. Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.”, -thuhet në njoftimin e policisë. /55News.al/

Login to post comments