Dënohen përjetë dy shqiptarët që vranë mizorisht italianin

E Enjte, 31 May 2018 10:27

Gjykata e Apelit e qytetit të Ankonës në Itali ka marrë dje vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm për dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta të akuzuar për vrasjen e 17 vjeçarit, Ismaele Lulli.

Për autoritetet e drejtësisë italiane krimi ishte i qëllimtë, i paparamenduar por i kryer në mënyrë makabre.

17 vjeçari italian u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar, duke u qëlluar disa herrë me thikë dhe u ekzekutua në mënyrë makabre me një prerje të thellë në fyt.

Dy autorët e vrasjes u munduan të fshehin krimin, duke transportuar e braktisur trupin e viktimës  në rrethinat e një qyteze aty pranë. 

Ngjarja ka ndodhur më 19 korrik të 2015 në komunën Sant'Angelo in Vada në provincën e Pesaro Urbinos.

Motivi i këtij krimi ishte xhelozia e shqiptarit Igli Meta me dyshimin e një flirti mes Ismaele Lullit e të fejuarës së tij Ambra. Gjykata italiane ka njohur si ekzekutues materiale të krimit shqiptarin Igli Meta e si bashkëpunëtor e bashkëautor të plotë në vrasje mikun e tij Marjo Mema, shkruan ora neës.

Në nivelin  e parë të gjykimit, Igli Meta, ishte dënuar me dënim të përjetshëm e Marjo Mema me 28 vite e 4 muaj burg. Por Gjykata e Apelit ndryshoi vendim duke i dhënë dënim të përjetshëm të dy autorëve të këtij krimi makabër.

Menjëherë pas këtij vendimi, nëna e Isamele Lullit Deborah Lulli për mediat lokale italiane u shpreh "se tashmë biri i saj mund të prehet në paqe".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...