“Dymbëdhjetë oficerë policie na rrethuan dhe na thanë që të mos u tregonim njerëzve se rruga ishte bllokuar, veprim të cilin e refuzova. Kishte disa oficerë policie, të cilët e njihnin të kaluarën komuniste, dhe qartësisht ishin në konflikt me urdhrat e dhëna. Ata donin të mbronin sigurinë e qytetarëve, por nuk kishin marrë urdhër për ta bërë. Kjo tregon se ne kemi disa njerez të mirë në forcat e policisë, të cilët ndihen të dyzuar sepse e dinë çfarë është moralisht e drejtë, por kanë urdhra për të bërë diçka që është kundër ndërgjegjes së tyre”, thotë në një prononcim profesorja amerikane Lori Amy, e cila pasditen e 2 prillit u arrestua nga policia shqiptare dhe u mbajtë në paraburgim për 7 orë, pa pasur mundësi të flisnin me avokat apo përkthyes.
“Në një moment rreziku të sigurisë publike, përgjegjësia e çdo qytetari është të veprojë për atë që është e drejtë. Nëse nuk kemi ndërgjegjen morale për të vepruar për atë që është e drejtë përballë një urdhri që na thotë të bëjmë atë që është e gabuar, atëherë ne kthehemi në bashkëpunëtor të strukturava të dhunës që vazhdojnë të na plagosin”, thotë ndër të tjera profesorja.