Video/ Gazetari denoncon abuzimet me emërimet në arsim

E Enjte, 31 May 2018 22:13

Pak ditë pas publikimit të e-mail-shkëmbimeve me deputetin e PS, Sadri Abazi të cilit i kërkonte favore për punësimin e gruas, me argumentin se kishte familjarisht bindje të majta, gazetari Agriatik Doçi i publikon një video-skandal, siç e cilëson ai, drejtoreshës së Zyrës Arsimore Kamëz, Ermioni Çekani.

Në këtë video shfaqen momenti i emërimeve të mësuesve në shkollat e Kamzës, ndërsa drejtoresha përplaset me njërin prej tyre.

“Video-skandali 1

Kur një emërim në shkollat e Kamzës bëhet pa para…

Nuk është një fermë derrash, as dhomë paraburgimi, por ky është realiteti brenda mureve të Zyrës Arsimore Kamëz, për të cilin ka muaj që flas. Këto klithmat histerike janë të Ermioni Çekanit, përgjegjëses së Zyrës Arsimore Kamëz, e cila pasi humbi zyrtarisht në konkursin e organizuar nga Ministria e Arsimit, u katapultua në mënyrë të dyshimtë në këtë detyrë, duke u shfaqur më pas në gostitë e partisë. Veprimtaria e saj është shënjuar nga përdorimi i zyrës së shtetit dhe mësuesve, për të promovuar dhe shitur librat e saj, të botuara në shtëpinë botuese të bashkëshortit. Nga organizimi i trajnimeve të paligjshme dhe në konflikt interesi, duke u shpërndarë mësuesve certifikata po të paligjshme, për interesa të biznesit të saj familjar. Nga emërimet e paligjshme dhe skandaloze në shkollat e Kamzës. Si makijazh të kësaj veprimtarie, zonja ka organizuar këtë shfaqje teatrale, për të treguar ‘transparencën’ dhe ‘ligjshmërinë’ e emërimeve në shkollat e Kamzës. Shikoni si e trajton mësuesin e sapoemëruar në procesin me dyert të hapura! Imagjinoni se çfarë ndodh kur mbyllen dyert?! Një pyetje kam për ministren e Arsimit Lindita Nikolla: Si mund ta pranoni dhe toleroni ju një standard të tillë në arsimin shqiptar?!

Shënim: Zonja Çekani, nuk ka padi, gjykatë, psikolog, neurolog dhe psikiatër që të shpëlan nga bloza e aferave! Jepni dorëheqjen sa nuk është vonë!”, shkruan gazetari krahas videos së publikuar.

Kujtojmë se pak ditë më parë, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarber Malltezi ka zbuluar një e-mail që deputeti i PS, Sadri Abazi i ka dërguar Drejtoreshës së Arsimit në Kamëz, Ermioni Cekani.

E-maili është dërguar një vit më parë, ku deputeti Abazi i kërkon që të ndihmojë bashkëshorten e gazetarit për një vend pune në shtet.

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 22:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...