Shqipëria rekord/ Vendi më numrin më të lartë të aplikantëve për lotari amerikanë në Ballkan

E Enjte, 31 May 2018 18:45

Në sezonin e vitit 2018 të lotarisë amerikane shqiptarët duket se thyen një rekord të ri duke plotësuar 189 mijë aplikime për 367 mijë aspirantë për emigrim, me një rritje të konsiderueshme me vitet e shkuara, bëhet e ditur nga statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit. Më pak se 4500 shqiptarë u shpallën fitues të lotarisë për këtë vit, me një rritje të konsiderueshme nga 2400 të zgjedhur në vitin 2017. Numri i vogël i përfituesve nuk i ndaloi shqiptarët të ëndërrojnë.

Në vitin 2015, shqiptarët patën mbushur 100 mijë aplikime për 200 mijë persona, ku te shifra e dytë përfshihen edhe familjarët e aplikantëve. Në vitin 2016, numri i aplikantëve bashkë me familjarët e tyre u rrit më tej në 246 mijë ndërsa në vitin 2017 kishte 162 mijë aplikime për afro 316 mijë vetë. Viti 2018 duket se shënoi rekordin historik në këtë drejtim me 376 mijë aplikime.

Departamenti i Shtetit i publikon statistikat e aplikimeve një herë në tre vjet. Shqipëria rezulton një nga vendet me më shumë aspirantë për emigrim në SHBA nëse merren parasysh edhe përmasat e popullsisë. Për shembull, Algjeria, e cila ka 40 milionë banorë, ka krahasimisht më pak aplikime se sa Shqipëria. Kongo-Kinshasa, një shtet i stërmadh me 78 milionë banorë, kishte gjatë vitit të kaluar 775 mijë aplikantë.

Lotaria amerikane është bërë gjithashtu gjithnjë e më popullore edhe në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar Kosova regjistroi 25 mijë aplikime për afro 52 mijë aspirantë, gjithashtu me rritje në ndjeshme me pak vite më parë. Maqedonia pati shifra të ngjashme, 24 mijë aplikime për 47 mijë aspirantë ndërsa Serbia pati 30 mijë aplikime për 53 mijë shtetas. Edhe numri i aplikantëve nga Greqia është në rritje, megjithëse në shifra të ulëta. Gjatë vitit të kaluar kishte rreth 7 mijë aplikime nga Greqia për 13 mijë persona.

I gjithë Ballkani ka njohur emigrim masiv përgjatë dekadave të fundit, por Shqipëria duket se mban rekord si për sa i përket numrit të atyre që ikën, ashtu edhe sa i përket numrit të atyre që ëndërrojnë ende të ikin. /BIRN/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...