×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shifër e frikshme/ 189 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi italiane

E Enjte, 31 May 2018 20:21

Pas marokenëve, shqiptarët janë në vendin e dytë për numrin e madh të atyre që marrin nënshtetësinë italiane. Gjatë dekadës së fundit, janë 189 mijë shqiptarë ata të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Shifrat janë nxjerrë nga të dhënat e përpunuara nga fondacioni Ismu, në bazë të sondazheve të ISTAT, shkruan repubblica.it.

Italia është deri tani numri një në Evropë sa i përket marrjes së nënshtetësisë. Në vitin 2015 dhe 2016 (të dhënat më të fundit në dispozicion) Italia mbetet në vend të parë në Europë sa i përket numrit të blerjeve të nënshtetësisë.

Në vitin 2016 shqiptarët ishin në vendin e parë të personave që janë bërë italianë, e kapën shifrën e 37 mijë personave.

Sakaq, se fundmi u publikuan edhe shifrat e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të cilat tregojnë, se Shqipëria është një ndër vendet që ka pasur aplikimet më të larta në krahasim me numrin e popullsisë.

 Sipas faqes zyrtare të aplikimeve për Lotarinë Amerikane, rezulton së në vitin 2016, kanë qenë 266 mijë njerëz që kanë kërkuar që të shkojnë në Amerikë me këtë mënyrë.

Këto janë shifra të cilat tregojnë një trend të lart në aplikime, pasi tregojnë se më shumë se 10% e popullsisë ka kërkuar që të largohet nga vendi vetëm në një vit.

Login to post comments