1 Qershori, njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë që festohen në shumë vende të botës. Kjo festë daton në vitin 1925 ku u mblodh Konferenca Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve nga përfaqësues të vendeve të ndryshme, në Gjenevë të Zvicrës.
Gjatë konferencës u vendos të caktohej një ditë si Dita e Fëmijëve për të nxjerrë në pah çështjet e tyre. Gjatë konferencës nuk u vendos një datë fikse për këtë festë kështu që vendet përdorën çdo datë që ishte më e rëndësishme për kulturën e tyre.
Data e 1 qershorit është përdorur nga shumë vende ish-sovjetike si "Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve" u krijua më 1 qershor 1950 pas Kongresit të Federatës Ndërkombëtare Demokratike të Grave në Moskë që u zhvillua më 1949.
Për shembull, disa vende festojnë Ditën e Fëmijëve më 20 nëntor si Ditën Universale të Fëmijëve. Kjo ditë u krijua nga Kombet e Bashkuara më 1954 dhe synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve në mbarë botën.
Dita Universale e Fëmijëve, siç përcaktohet nga OKB, ekziston për të nxitur bashkimin ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.
Dita Botërore e Fëmijëve më 20 nëntor, e njohur nga OKB, festohet nga Kanadaja, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe. Në Australi, festimet për këtë ditë mbahen të mërkurën e katërt në tetor dhe në Indi dita është shënuar më 14 nëntor.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Dita e Fëmijëve festohet në nivel kombëtar më 14 maj, në mënyrë që t'u japë fëmijëve mundësinë për të dalë jashtë gjatë verës për Ditën e Fëmijëve.
Dita e Fëmijëve festohet më 1 qershor nga këto shtete:
- Albania
- Angola
- Armenia
- Azerbaijan
- Belarus
- Benin
- Bulgaria
- Bosnia and Herzegovina
- China
- Cambodia
- Czech Republic
- East Timor Ecuador
- Estonia
- Ethiopia
- Georgia
- Guinea-Bissau
- Kazakhstan
- Kosovo
- Kyrgyzstan
- Laos
- Latvia
- Lebanon
- Lithuania
- Macedonia
- Macau
- Moldova
- Mongolia
- Montenegro
- Mozambique
- Myanmar
- Nicaragua
- Poland
- Portugal
- Romania
- Russia
- Sao Tomé and Príncipe
- Serbia
- Slovakia
- Slovenia
- Tajikistan
- Tanazia
- Turkmenistan
- Ukraine
- Uzbekistan
- Vietnam
- Yemen
- Algeria /55news.al/