Aktorja flet për sherrin me Agron Llakajn: Edhe po të më lutet, unë nuk i flas

Diel, 03 June 2018 08:39

Dihet tashmë që Agron Llakaj dhe Rudina Dembacaj nuk i kanë marrëdhëniet fort të mira me njëri-tjetrin e këtë e kanë shprehur edhe në intervista duke deklaruar se një konflikt mes tyre ka bërë që gjërat të shkojnë në këtë pike.

Llakaj ishte i ftuar pak javë më parë “Në kurthin e Piter Pan” e teksa të gjithë po prisnin që ai të përballej me Rudinën në skenë, kjo nuk ndodhi. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, aktorja ka treguar se në prapaskenë, është përballur me Agronin, por nuk i kanë folur njëri-tjetrit. “Unë kalova aty, se kisha rrugën, po ai bëri nga dy hapa mbrapa, më shmangu, mirë bëri, për çfarë mos më shmangte. Unë si flas kurrë, edhe po të më vijë të më lutet, nuk i flas”, u shpreh Rudina./xing

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 12:01
Login to post comments