×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Karnavalet mbërrijnë në Korçë, dhjetëra grupe artistike ‘pushtojnë’ qytetin

Diel, 03 June 2018 15:40

Dhjetëra grupe artistike nga brenda dhe jashtë vendit, janë mbledhur  në Korccë  për festën tradicionale të Karnavaleve, të cilët kanë performuar nën tingujt dhe ritmet e kësaj feste të bukur.
Kanë qenë plot 30 grupe nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, dhe disa vende të tjera, të cilat prezantuan numrat dhe përcollën mesazhe të shumta, të maskuar dhe të veshur me elementet identifikues të karnavalit.


Butaforitë dhe Fabulat e përzgjedhura kishin një larmi të madhe, që nga mesazhet për politikën dhe fenomenet shoqërore bashkëkohore, e deri tek fabulat tradicionale të jetës së komuniteteve në zona të ndryshme.

Karnavalet e Korçës i ka kaluar kufijtë e qytetit. Krahas qytetarëve të shumtë që ndjekin performancat e grupeve, çdo vit në Korçë mbërrijnë mjaft vizitorë e turistë që shijojnë këtë festë.

Karnavalet e Korçës janë të njohura prej shumë vitesh . Ato janë bërë pjesë integrale e traditës dhe jetës kulturore në qytetin jug-lindor, dhe së bashku me festën e Birrës, përbëjnë dy nga eventet kryesore gjatë sezonit turistik veror.

Login to post comments