Shkodër , mbyllet Festivali i 56-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë

Hënë, 04 June 2018 11:43

Mbyllet në Shkodër Festivali i 56-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, një ngjarje e madhe kulturore. Një festival i kthyer në traditë prej vitesh në këtë qytet, por ndryshe nga edicionet e tjera, këtë herë u  organizua në ambjentet e teatrit “Migjeni”. Festivali solli shumë këngë e këngëtarë të vegjël, por edhe kompozitorë me emër. Festivali i 56-të Mbarëkombëtar i Këngës për Femijë u zhvillua në datat 1, 2 dhe 3 Qërshor. Nata finale dhuroi emocione të forta, pasi u shpallën edhe fituesit e tij. Në këtë natë merrte pjesë edhe kryetarja e Bashkisë, znj. Voltana ademi. Kënga fituese u shpall “Çdo gjë do dashuri”, me muzikë nga Edmond Rrapi, teksti Leidi Shqiponja dhe të kënduar nga Iris Sula dhe Samanta Qoshku.

Login to post comments