“Këngë dashurie me korba”, më 9 qershor në amfiteatrin e liqenit

E mërkurë, 06 June 2018 12:16

Drama "Këngë dashurie me korba" shkruar nga Bashkim Hoxha me regji nga Laert Vasili pas skenës së teatrit rikthehet për publikun në amfiteatrin e liqenit. Vetë regjisori Vasili lajmëron se në datën 9 qershor shfaqja do të jetë në skenën e hapur te kodrat e liqenit. Për publikun vjen një histori dashurie, që i ngjan më shumë një kënge. Shfaqja vjen si një teatër muzikor i gërshetuar me atë fizik nga artistët. Prania e 4 instrumentistëve live, që ndërveprojnë me aktorët dhe publikun shton ngjyrat e spektaklit dhe këngët interpretohen live në shfaqje. Skenografia dhe kostumet Joni Peçi, aktorë në vepër Laert Vasili, Arjola Basho, Jaho Guma, Artemisa Kusi dhe Josif Sina. Muzika live nga Jetmir Alku, Yllnor Kurti, Roni Kapllani dhe Fisnik Kurti. Në qendër të veprës është Marini, ku papritur i shfaqet gruaja nga përtej e cila vjen dhe i tregon se çfarë ka ndodhur me të kohë më parë, si dhe braktisja që i bëri ai kur kjo ishte vetëm 16 vjeç. Regjisor dhe aktor në dramë Laert Vasili pohon se në veprën e autorit Bashkim Hoxha ka pasur liri për të ndërhyrë në përshtatje për në skenë. Vepra “Këngë dashurie me korba” ka marrë çmimin “Aleksandër Moisu” më 1997. Autori Bashkim Hoxha ka krijuar disa vepra të njohura. Nga pena e tij janë një radhë veprash si: "Lakuriq", "Ground Zero", "Dëshmitari i Shkretëtirës", "Hotel Ballkan", "Mbreti i Vesës", "Mot i keq për dashuri", "Njeriu tjetër", "Një lolo dhe një mbret", etj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...