Presidenti Meta nderon me titullin "Mjeshtër i Madh" kompozitorin Josof Minga

E Enjte, 07 June 2018 10:57

Presidenti i Republikës z. Ilir Meta nderoi me tituliln e lartë “Mjeshtër i Madh” kompozitorin e njohur korçar Josif Minga, me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për kontributin e njohur shumëvjeçar si kompozitor, si dhe për përkushtimin e tij si pedagog në përgatitjen dinjitoze të artistëve të rinj në zhanre të ndryshme muzikore.”

Josif Minga u lind në Korçë më 14 qershor 1953. Mbaroi shkollën e mesme të përgjithshme, duke shfaqur njëkohësisht prirje për muzikën. Kontaktet e para ishin nëpërmjet instrumentit të fizarmonikës dhe më pas me krijimtarinë muzikore. Më 1976 mbaron Institutin e Lartë të Arteve në degët teori dhe kompozicion me prof. Çesk Zadeja. Më pas, për 13 vjet punon si pedagog në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë, duke dhënë mësim në lëndët harmoni, orkestracion e solfezh.

Në vitet 1987 –1993 punon si kompozitor në profesion të lirë.

Ka kryer specializime në Itali, Angli, Belgjikë, etj. Në opusin e tij krijues renditen vepra të gjinive të ndryshme: muzikë vokale, orkestrale, instrumentale, muzikë filmi, teatri dhe një numër i madh këngësh të muzikës së lehtë. Gjithashtu, opereta për fëmijë “Ditë gëzimi”, opera “Liceistët” si dhe “Tema me variacione” për oboe dhe orkestër, ekzekutuar në Tiranë, Prishtinë, Itali dhe Suedi.

Josif Minga ka përpunuar rreth 120 këngë qytetare dhe popullore shqiptare. Për aktivitetin dhe kontributin e vet është vlerësuar me çmime dhe medalje të ndryshme.

Albumi me korale accapella është një përmbledhje me korale accapella të punuara gjatë 30 vjetëve dhe të interpretuara në vende të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Akademiku Vaso tole shkruan për ngjarjen në fjalë:

“Sot mësuam lajmin e gëzuar që kompozitori Josif Minga u nderua me titullin MJESHTËR I MADH nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Janë me qindra, për të mos thënë me mijra, ata që i gëzon ky vlerësim i lartë, familja po se po. Të parët jemi ne, nxënësit e Tij të shkollës artistike TeftaTashko Koço në Korçëë  

-pastaj vijnë muziktarët dhe amatorët e muzikës, që kanë parë tek Josifi profesionistin, mikun dhe kolegun e tyreë

-pastaj vijnë bartësit e folklorit nga e gjithë Shqipëria, posaçërisht grupet e sazeve, të valleve dhe të polifonisë, që e dinë se sa i vlefshëm ka qenë dhe është Ai për ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë shpirtëroreë

-vijnë dëgjuesit dhe spektatorët e muzikës së Tij të bukur e të frymëzuar (nga mbarë Shqipëria, Kosova etj), nga këngët deri tek operatë

-në rradhë janë edhe studentët dhe profesorët e Universitetit Fan S. Noli ku Ai jep kontributin në mësimdhënie....

Lista është e gjatë, por padyshim në të janë edhe kolonjarët dhe përmetarët e origjinës si dhe kolegët e Tij kompozitorë, dirigjentë, muzikologë e interpretë, bashkē me artistët e tjerë, që i gëzon ky vlerësim për këtë krijues të çmuar të shkollës sonë kombëtare në muzikē!

FOTO: Josif Minga me fisarmonikë, vegla e tij e dashur, Lulushi në gêrnetë në mes të këngëtarëve Sotiraq Vangjeli dhe Lindita Theodhori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...