Liqeni i Shkodrës dhe Zona e Shirokës do të përfshihen një plan të ri infrastrukturor të ngjashëm me Lungomare në Vlore që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Projekti teknik për zhvillimin e zonës është tashmë gati dhe synon riorganizimin e të gjitha aktiviteteve përgjatë bregut të liqenit. Projekti teknik e ndan liqenin në dy zona, e para me karakter natyror dhe e dyta me karakter urban.
Zona me karakter urban është e vendosur në dy pika. Njëra ndodhet përballë ujërave të Shirokës dhe tjetra në afërsi të urës së Bunës.Zona me karakter natyror zë pjesën tjetër të bregut të liqenit dhe synon ruajtjen e zonave natyrore, restaurimin e zonave të dëmtuara dhe rinovimin e zonave të zëna nga restorantet dhe zonat e parkimit.
Plani i ri synon mbrojtjen e bregut të liqenit nga ndërtimet dhe parashikon të ndalojë ndërtimet e reja në zonë. Gjithashtu janë identifikuar rreth 13 lloje ndërtimesh në zonat të cilat janë planifikuar të shemben. Rivendosja e zonave natyrore është planifikuar përgjatë gjithë rrugës.Plani promovon lëvizjen e vendasve dhe vizitoreve me anë të ecjes, duke përdorur biçikleta ose transport publik, duke dekurajuar përdorimin e makinave nga vizitorët për të shmangur trafikun në zonë.Plani parashikon rinovim të fasadave të fshatit të Shirokës, nëpërmjet restaurimit të fasadave të përkeqësuara, duke unifikuar materialet dhe ngjyrat.
Gjithashtu do të eliminohen të gjitha instalimet e dukshme dhe sistemet e kondicionimit. Hapësira publike e fshatit Shiroke aktualisht është rrëmujë për shkak të ndërtesave me karakter të ndryshëm dhe shtesave që janë bërë në vite. Plani synon unifikimin e fshatit duke prishur disa nga këto shtesa.
Kabllot e varur në rrugë do të “varrosen” në trotuarin e ri dhe gjithashtu do të kontrollohen linjat e transmetimit të energjisë në përputhje planin e ri.Sheshi dhe plazhi i Shirokës do të funksionojë në një hapësire të lirë për këmbësore dhe do të jetë një zonë argëtuese.Muzeu i liqenit të Shkodrës dhe Qendra e Vizitorëve do të vendosen në molin ekzistues të betonit të bregut të Shirokës. Qendra e vizitoreve do të shërbeje si një pikë tërheqëse për turistët.