×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këshillat e Ndrenikës për Veliajn vlejnë 30 euro

Premte, 08 June 2018 18:22

Ndryshe nga kryeministri, kryebashkiaku Veliaj tregohet “më i afërt” me artistët, di të përfitojë prej tyre, në dobi të imazhit të tij. Gjithë dimrin i vuri në rresht, njëri pas tjetrit për të “mbjellë” pemë, ata ndërkombëtarët i fton e u jep nga një çelës, të tjerët gjen rastin t’u bëjë ndojë qokë. Së fundi Veliaj, në mbledhjen e radhës në Këshillin Bashkiak të Tiranës miratoi vendimin për ngritjen e Këshillit Artistiko-Kulturor të Tiranës. Në bazë të këtij vendimi, ky këshill ka karakter këshillimor dhe vepron pranë bashkisë së Tiranës për shqyrtimin, vlerësimin dhe miratimin e projekteve kulturore dhe sportive, që ato të jenë në përputhje me prioritetet e politikave kulturore të bashkisë Tiranë. Po a ka vërtet nevojë Veliaj për këshilla? A mendoni se vërtet ai do të marrë mendimin e tyre për projektet e njerëzit që do ftojë e do marrin para? Absolutisht jo. Ata janë aty për të marrë ato pak lek që u jep, dhe për të përftiuar në ndonjë rast tjetër tjetër.

Eshtë për të ardhur keq se në përbërjen e Këshillit Artistiko-Kulturor i Tiranës ka personalitete të spikatura nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, sportit dhe të shkencës. Bien në sy mes 9 anëtarëve të këtij këshilli emra si “Artisti i Popullit” Robert Ndrenika, aktorja Yllka Mujo, trajneri i sportit të futbollit, Ylli Tomorri apo edhe piktori Helidon Haliti, të cilët do të përdoren për t’i brë fresk Velisë e për të nxjerrë nëpër ekrane për “politika të mëdha”, për projekte që nuk i prishin punë, ndërsa ato punët e përditshme, aty ku fitohen para për vete e për klientelën ka kush i jep këshilla e ka kush e ndihmon.

Se sa rëndësi ka ky këshill duket nga vlerësimi financiar që i bën Veliaj.  E dini sa vlejnë këshillat e të madhit Robert Ndrenika, apo Yllka Mujos? Hiç gjë! 4500 lekë! Mjafton për të rritur pak pensionin! Sepse vendimi i Këshillit Bashkiak ishte edhe miratimi i pagesës së çdo anëtari me 4 500 (katër mijë e pesëqind) lekë për çdo mbledhje. E ata, në rastin më të mirë mund do të mblidhen 1 herë në muaj, por nuk besoj se do mblidhen 12 herë në vit!

F.Slatina

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...