Kumbaro po shkatërron artin dhe kulturën shqiptare, të largohet një orë e më parë

Hënë, 11 June 2018 09:19

Ministerja e Kultures Mirela Kumbaro, nëse nuk ka forcë të mbrojë artistët e të dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duhet të japë dorëheqjen, që nesër të mos i vijë turp e të mos mbetet në historinë e zezë të kultures.  Artistët Alfred Trebicka, Robert Budina dhe Neritan Liçaj u bëjnë apel artistëve që të mos heshtin për të drejtat e tyre, por të bashkohen dhe të fitojnë dinjitetin e nëpërkëmbur.

Regjisori Robert Budina pohon se Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit vijon me kërkesat në drejtim të institucioneve jo vetëm për teatrin, por dhe për rritjen e buxhetit për artin dhe kulturën. Akuzat e regjisorit shkojnë në drejtim të Ministrisë së Kulturës për hartime projektligjesh pa u konsultuar me grupet e interesit. “Ne po vazhdojmë luftën institucionale. Po luftojmë edhe për rritjen strategjike të buxheteve për artin sipas një ligji të ri për artin dhe kulturën, i cili të respektojë se çfarë do të bëhet në art të paktën për 30 vitet e ardhshme, dhe jo si deri më sot që ligjet bëhen dhe nuk pyeten kurrë grupet e interesit”. Sipas tij, artistët duhet të reagojnë fort për një autonomi të tyre, për një teatër kombëtar me financime publike, dhe të gjithë duhet të përfshihen në këtë lëvizje. “Kemi çuar në Ministrinë e Kulturës një peticion që ta shpallin Teatrin Kombëtar monument kulture. Nuk po luftojmë thjesht për një godinë, por për vënien në vend të dinjitetit të munguar të artistëve, po luftojmë për një strategji kombëtare për artin, autonomi të artistëve, dhe një teatër të ri kombëtar me financime publike!”

Edhe regjisori dhe aktori Alfred Trebicka pohon se artistë nuk duhet të ndalin qëndrimin dhe reagimet e tyre në mbrojte të interesave të komunitetit artistik dhe teatrit.  “Unë vetë nuk jam në qetësi për problemet edhe ata që unë njoh nuk janë. Qetësi bien ata që duan të bien. Jemi të shqetësuar për gjithë këtë situatë që është arti dhe kultura, institucionet, teatri sot. Ne nuk jemi të qetë qoftë për ligjin e artit, për statusin e artistit që mungon, sistemi i artit që lë për të dëshiruar, qoftë për ndërtesën e Teatrit Kombëtar që kërkojmë të ruhet”.   Por dhe aktori Neritan Liçaj pohon se në këtë situatë kur asgjë nuk ka gjetur zgjidhje mosreagimi i artistëve nuk sjell dobi. “Të reagojmë fort për të gjitha problemet. Mosreagimi nuk sjell asnjë dobi për askënd. Unë u qëndroj të gjithave siç edhe e kam shprehur më pare. Ministrja për mua është e paaftë, e pavlerë si njeri dhe si politikane. Arrogante që kujton se posti i saj është aneksi i shtëpisë së saj, ku mendon se si ti shkrepet asaj. Duhet të kuptoje se është shërbëtore (fjala ministër do të thotë shërbëtor, por ajo as akademike nuk është që ti dijë këto gjëra) dhe jo agalleshë se nuk e ka atë stof të të qenit agalleshë. Si rezultat duhet të largohet një orë e më parë, sepse përveç paaftësisë në punën e saj si ministre Kulture po demonstron që është dhe një njeri me vlera njerëzore shumë të padenja. Po shkatërron artin dhe kulturën shqiptare”, përfundon aktori Neritan Liçaj.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...