Rikthehet humori dhe e qeshura në teatrin “Skampa”

E Enjte, 14 June 2018 10:26

Komedia “Na ishte një herë Estrada” shkruar dhe me regji nga Haxhi Rama riktheu në skenë dhe aktorë të njohur të estradës. Komedia shqiptare “Na ishte njëherë estrada” u përcoll me sukses në skenën teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit.  “Humor e të qeshura pa fund, salla plot, publik fantastik.  

Rolet në vepër regjisori Haxhi Rama ia ka besuar aktorëve të Durrësit dhe Elbasanit si Muharrem Hoxha, Antoneta Doka, Ilirda Bejleri, Mario Elezi, Dhimitër Topuzi. Muzika nga Edmond Rrapi, skenografia Sokol Sejdini dhe koreografia Krenar Korça. Drejtori i teatrit “Skampa” Kliti Kapaj pohon se estradat i mungojnë publikut me humorin e tyre dhe dëshira e tij është që me këtë shfaqje të jenë dhe në skena të tjera. “Sot në Shqipëri nuk ka më estrada apo variete si dikur. Estradat janë shkrirë për shumë arsye, dhe dëshira jonë është të rikthejmë humorin në skenën e teatrit Elbasanas, por pse jo dhe më gjerë ku ne besojmë do të shëtisim me këtë shfaqje. Për mua një rëndësi të veçantë ka mos përsëritja e vetvetes dhe kam synuar gjithmonë të kem risi duke ftuar regjisorë dhe aktorë të ndryshëm”, tregon drejtori Kliti Kapaj. Në magazinën e estradës së dikurshme zhvillohet e gjithë ngjarja. Artistët duke kujtuar estradën se si ka qenë, por pa dashur shfaqja e tyre tashmë ka filluar. Estrada profesioniste e Elbasanit u krijua në shtator të vitit 1955. Premierën e parë trupa e sapoformuar e dha në muajin nëntor të atij viti në Cërrik për punëtorët e Rafinerisë së naftës që sapo ishte ngritur. Shfaqja "Vizitoni ekspozitën tonë" më 5 maj të vitit 1960, shënoi edhe ditën e themelimit të estradës profesioniste në qytetin bregdetar të Durrësit. Spiro Strati, Meropi Xhoja, Sandër Pepa, Lumturi Dashi, Ramazan Njala e Enver Likmeta ishin artistët e parë që mbërritën nga radhët e lëvizjes amatore, ndërsa më pas trupa u shtua me aktorë të tjerë mes të cilëve Aishe Stari, Fadil Hasa, Harallamb Koça, Muharrem Hoxha, trupa e varietesë së Durrësit përveç premierave në skenën e qytetit është duartrokitur në shfaqjet e shumta në të gjitha qytetet e vendit si dhe është vlerësuar me çmime nderi në festivalet kombëtare të estradës.

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 10:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...