×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Isabel Allende edhe pse 75 vjeçe, përpiqet të bëj ndryshime çdo ditë

Diel, 24 June 2018 19:30

Në moshën 75 vjeçare Isabel Allende një nga autoret më të lexuara në gjuhën spanjolle në botë, vazhdon të luftojë për fuqizimin e figurës së grave- tani ajo po mendon të botojë një roman të ri këtë vjeshtë. Ajo ka shkruar 23 libra të cilat i janë  shitur rreth 70 milionë kopje dhe përkthyer në 35 gjuhë. Ajo ka marrë 60 çmime  në 15 vende për punën e saj dhe dy prodhime filmike ndërkombëtare janë bazuar në romanet e saj

Në moshën 75 vjeçare Isabel Allende një nga autoret më të lexuara në gjuhën spanjolle në botë, vazhdon të luftojë për fuqizimin e figurës së grave- tani ajo po mendon të botojë një roman të ri këtë vjeshtë. Ajo ka shkruar 23 libra të cilat i janë  shitur rreth 70 milionë kopje dhe përkthyer në 35 gjuhë. Ajo ka marrë 60 çmime  në 15 vende për punën e saj dhe dy prodhime filmike ndërkombëtare janë bazuar në romanet e saj. Këto janë disa nga të dhënat për Isabel Alllendës shkrimtares më të suksesshme të Kilit në rang ndërkombëtar. Por siç shkruan ajo në Website-in e saj këto fakte nuk tregojnë të gjithë historinë. ”Është  shumë çuditshme të shkruash biografinë e dikujt sepse kjo gjë është thjesht një listë datash ngjarjesh dhe arritjeve”, shkruan ajo.

“Në realitet gjërat më të rëndësishme në jetën time ndodhën në dhomat sekrete të zemrës time dhe nuk kanë vend në një biografi. Ne fakt ajo nuk i konsideron librat e saj si një sukses të madh për të suksesi është  dashuria që ajo ndan me familjen  e saj si dhe mundësitë që ka pasur për të ndihmuar të tjerët. Pikërisht këtë gjë bëri gjatë diktaturës ushtarake të August Pinochetit në Kili ajo mbajti një qëndrim për ata që u persekutuan politikisht dhe vazhdoi ti ndihmonte pjesën tjetër me anë të Fondacionit të saj Isabel Allende e cila synon të fuqizoje gratë.

Allende e cila mbush 75 vjeçe me 2 gusht vazhdon të jetë aktive në jetën politike.

Një qytetare amerikane dhe banore e Kalifornisë, ajo ka mbajtur qëndrim kritik ndaj presidentit të ri amerikan. “Nuk e di nëse institucionet amerikane janë mjaft të forta për të përballuar  ndikimin e këtij demi të egër që nuk di të qeverisë” - tha ajo në një interviste me DW.

Romani i parë i paharrueshëm

Megjithatë, autoren kiliane janë librat ato çfarë e kanë bërë të famshme në botë në veçanti, romani debutues i vitit 1982 “Shtëpia e Shpirtrave”, drama pjesërisht autobiografike ka të bëjë me një familjen të shtresës të mesme. Familja Trueba  e cila vuan nga hija dhunshme patriarkale e Esteban Trueba.

Kur një grusht shteti ushtarak largon presidentin socialist nga pushteti, Trueba ndez shpresat e tij për qeverinë e re–por  zhgënjehet shpejt. Spastrimi i territorit si dhe përndjekjet në të gjithë vendin nuk kursyen as familjen Trueba.

Kur Isabel Allende shkroi dramën e saj familjare në vitin 1982 ajo ishte larguar tashmë nga Kili dhe jetonte në mërgim në Venezuele. Xhaxhai i saj Salvado Allende ishte më parë president i Kilit, por u rrëzua nga diktatura ushtarake e Pinochetit në 1973 dhe me pas kreu vetëvrasje.

Fuqizimi i figurës së gruas

Allende ishte lindur me 2 Gusht te vitit 1942 në qytetin e Lima-s, ishte vajza më e madhe e një diplomati kilian. Prindërit e saj u ndanë dhe ajo kaloi një pjesë të mirë të fëmijërisë duke jetuar me gjyshin e saj.
Më vonë ajo jetoi në Bolivi dhe Liban para se të kthehej në Kili, ku punonte si gazetare, ajo u martua dhe pati dy fëmijë vajzën Paula dhe djalin Nicolas .Vajza e saj  vdiq nga një çrregullim metabolik në 1992 në moshën 29 vjeçare. Në vitin 1994 ajo merrej me historinë e vdekjes së saj në një roman shumë të personalizuar të quajtur “Paula”. Në vitin 1968 ajo ishte një nga redaktorët themeluese të revistës feministe “Paula” falë dhe mbështetjes së xhaxhait  të madh, Salvador Allende.

Ajo gjithashtu shkroi skenarë dhe bëri një emër të mirë si prezantuese televizive para se të emigronte në Venezuelë.

Jeta në mërgim

Gjatë kohës që ajo ishte në mërgim filloi të shkruante një letër imagjinare për gjyshin e saj të ndjerë. Më vonë ajo e zhvilloi shkrimin e saj në romanin e saj “Shtëpia e Shpirtrave” i cili u bë dhe film në vitin 1993 me aktorë si; Maryl Streep dhe Ëinona Ryder. Që nga fillimi ra në sy aftësia unike e Allendës për të bërë bashkë realitetin e përzier me imagjinaren ishte mëse e dukshme, stili i quajtur realizëm magjik. Ajo bashkoi tmerret e realitetit me një botë fantazi e mbushur me magji që ishte gjithnjë plot shpresë. Kritikët e kanë akuzuar atë për kopjimin e veprave të fituesit kolumbian të çmimit Nobel Gabriel Garcia Marquez  i cili lëvroi realizmin magjik. Megjithatë tregimet epike të grave të forta fituan çmimin kolumbian kilian për letërsi në vitin 2010.

“Unë vazhdoj të ndihem Kiliane”

Alllende ka jetuar në ShBA për më shumë se dy dekada, ku dhe u martua për herë të dytë. Por siç u shpreh dhe për DW, Kili mbetet shtëpia e saj: “Unë ende ndihem kiliane”. Prindërit e mi janë kilianë familja ime është kiliane dhe kam kaluar këtu vitet e mia të para të jetës-vite të rëndësishme , formuese, në Kili.

Romani i saj më i fundit: ”Në mes të dimrit”që do dalë në tetor ka të bëjë me një emigrant ilegal nga Guatemala, i cili bën rrugën e tij për në SHBA. “Kur isha e re shpesh ndihesha e dëshpëruar” - shkruan ajo në faqen e saj të internetit. “Sa shumë  dhimbje në botë dhe sa pak mund të bëja për ta lehtësuar atë”. Tani që rikujtoj jetën time ndihem e kënaqur sepse pak ditë kanë kaluar pa mua pa përpjekjen time për të bërë një ndryshim”.

 “Le të njihemi me autoren  Isabell Allende”

Ato çka vlejnë për autoren Isabel Allende  janë gjërat që sjellin lumturinë dhe kjo është fjala me të cilën ajo identifikohet.

Isabel Allende ka lindur ne Lima Peru. Ajo është autore e 23 librave në gjuhën amtare (spanjisht) të cilat janë përkthyer në 35 gjuhe të botës. Punimet e saj të çmuara përfshijnë”, Shtëpinë e Shpirtrave”, ”Qytetin e Bishave” dhe librin më të shitur “Paula”. Allende ka marrë çmime të shumta duke përfshirë Çmimin Kombëtar Kilian të 2010 për Letërsinë dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë të Shteteve të Bashkuara në vitin 2014. Në vitin 1996 në kujtesë së vajzës së saj Paula –Allende themeloi fondacionin Isabel Allende për të mbështetur nismat që synonin ruajtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Çfarë është e rëndësishme për ju?

Janë njerëzit-veçanërisht gratë. Unë kam qenë një feministe- gjithë jetën time dhe misioni im kryesor ka qenë të kujdesesha për gratë; kam një fondacion që punon për fuqizimin e grave dhe vajzave.

Çfarë ju sjell lumturi?

Dashuria, romanca, pasioni, seksi, familja, qentë, miqtë- gjithçka që më sjell lumturi.
Çfarë konsideroni ju shkallën më të ulët të mjerimit?
Në këndvështrim të përgjithshëm do përmendja shumë, por mendoj se më e keqja, mjerimi më i madh është skllavëria.
Kur je viktimë e fuqisë absolute dhe jeton me frikë të vazhdueshme kjo besoj është më e keqja. Në aspekt personal mendoj se është kur diçka ndodh me fëmijën tënd dhe kur nuk ke asnjë fuqi absolutisht për ta kontrolluar problemin. Kur fëmija juaj është pas një dere dhe ju nuk e dini se çfarë po bën dikush me të-kur nuk e keni kur nuk mund ta prekni. Vajza ime Paula, kishte një gjendje të rrallë gjenetike të quajtur porphyria, të cilën e kanë dhe djali dhe nipat e mi. Është e menaxhueshme dhe nuk është aspak vdekjeprurëse. Paula u kujdes shumë mirë për veten, por kur ishte e martuar jetonte në Madrid ajo gjatë kësaj kohe pati një krize porphyria. Paula iu drejtua spitalit por aty gjithçka shkoi keq. Kështu që ra në koma e pas kësaj ndodhie përgjegjësit u përpoqën të fshihnin neglizhencën e tyre. Për pesë muaj kam jetuar në korridoret e spitaleve duke pritur që të me risillnin vajzën në jete tek unë, të gjithë më premtonin që ajo do t’i hapte sytë dhe do të shërohej.

Ajo pësoi dëmtime të rëndë të trurit. Në kohën që ata e pranuan këtë gjë ma dhanë përsëri vajzën dhe vendosa të ktheheshim në SHBA. Ajo ishte e martuar, por burri i saj ishte një djalë i ri i cili nuk mund të përkujdesej për të. I tregova se gjendja e saj ishte si e një fëmijë porsalindur. Unë i thashë -“Ma jep përsëri” ai e bëri- kjo është diçka që unë do i jem gjithnjë mirënjohëse. Arrita ta sjell me anë të fluturimit  komercial drejt Kalifornisë-sot kjo gjë do të ishte e pamundur, kjo ndodhi para 9\11. Ndamë një pjesë të avionit dhe me ne fluturoi dhe një infermiere me të gjitha pajisjet e nevojshme. Por si arritët të hyni në vend me një person që nuk të aplikonte për vizë?. Ne erdhëm në Washington DC, ku senatori Ted Kennedy dërgoi dy vetë nga stafi i tij për të pritur në aeroport-nuk e di si, por ata na futën. Kur arritëm në Kaliforni, shkuam menjëherë në spital. Pas një muaji ishte e absolutisht e sigurtë që Paula nuk do të reagonte më. Ajo ishte në gjendje vegjetative, kështu që e solla në shtëpi dhe vendosa që unë do të kujdesesha për të, sepse kjo është ajo çfarë nënat bëjnë. Krijova një spital të vogël në shtëpi dhe e kisha trajnuar veten-e kisha aty deri  sa vdiq. Kjo përvojë që kulmoi me vdekjen e saj me ndryshoi tërësisht. Kjo ndodhi në të 50-tat e mia. Menopauza pasoi përgjatë kësaj kohe dhe kështu që me goditi në një moment kur isha gati të ndryshoja deri në atë pikë unë kam qenë një adoleshente për së brendshmi. Më bëri të hidhja gjithçka që nuk ishte thelbësore në jetën time. Lashë gjithçka. Me Paulën për shembull lash të ikte zëri, hijeshia dhe humorin e saj.

Ia preva flokët shkurt pastaj përfundimisht  e lash të shkonte trupi dhe shpirti i saj atëherë gjithçka ishte zhdukur. Mësova një mësim se unë nuk jam nën kontroll. Njerëzit kanë këtë ide që ne vijmë në botë për të blerë gjëra-dashuri famë, mall, çfarëdo lloj gjeje. Në fakt ne kemi ardhur në botë për të humbur gjithçka. Kur ikim  nuk kemi asgjë dhe nuk mund të marrim asgjë me vete. Paula me dha shume dhurata: bujarinë, durimin dhe dhuratën qe ne na duhet të pranojmë. Për shkak se ka gjëra që nuk mund t’i ndryshojmë, unë nuk mund ta ndryshoja grushtin ushtarak në Kili ose territorin e okupuar nga Pinochet; nuk mund të ndryshoj fatin e nipërve të mi; nuk mund të bëja gjë as për vdekjen e Paulës; nuk mund të ndryshoj as vetë qenin tim. Tani, pa marrë parasysh se çfarë ndodh nuk është asgjë në krahasim me përvojën e vdekjes së Paulës. E kam dashur shumë burrin tim për shume vite, por dy vjet më parë ne jemi ndarë edhe kur njerëzit flisnin unë mendoja. “Kjo nuk është as 10 përqind i asaj çfarë kalova me Paulën”. Asgjë nuk mund të jetë më e keqe se kaq mendoj. Më dha lirinë, në një farë mënyre më dha forcë dhe një elasticitet të pabesueshëm që kurrë më parë se kam pasur. Para kësaj ndodhie shumë gjëra mund të më kishin nxjerrë nga vetja.

Çfarë do te ndryshonit nese do mundeshit?

Do të ndryshoja patriarkalitetin-ta fshija! Në të gjithë jetën time kam punuar për një botë egalitariste në të cilën burrat dhe gratë menaxhojnë shoqëritë tona globale – një vend ku vlerat femërore janë po aq sa të rëndësishme sa vlerat mashkullore.

Me cilën fjalë identifikoheni mësë shumti?

Bujari. Vite më parë terapisti im më tha se kisha vetëbesim shumë të ulët. Ai më tha se duhet të shkoja tek dhjetë njerëz dhe t’u kërkoja të shkruanin pesë gjëra për mua–çfarëdo që donin. Ishte një gjë shumë e vështirë për ta kërkuar nga njerëzit ngjante si një stërvitje e kotë dhe narciste, por unë e bëra këtë gjë. Të gjithë përmendën bujarinë  si tiparin tim të parë kështu që diçka të vërtetë kishte në këtë gjë!.

Motoja e fondacionit tim është: Cila është gjëja më bujare që keni bërë?. Kjo për shkak të vajzës sime. Ajo ishte një person shumë i veçantë si dhe psikologe gjithashtu. Sa herë kaloja diçka duke bërë përpjekjet e mia ajo me pyeste se cili do ishte veprimi më bujar që mund të bëja. Ajo thoshte “ti ke vetëm atë çka t’i mund të japësh”. Përgatiti: Brunilda Leka

Login to post comments