×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Qyteti i një mbi një dritareve”, 10 vite në UNESCO

Diel, 08 July 2018 10:04

Qyteti historik i Beratit feston këtë të dielë 10-vjetorin e hyrjes në UNESCO.

Përfshirja e “qytetit të një mbi një dritareve” në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s u bë më 8 korrik të vitit 2008, në sesionin e 32-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që u zhvillua në Quebec të Kanadasë.

Për futjen e këtij qyteti të lashtë, ku qytetërimi nis që prej shekullit të VII para erës së re, votuan në unanimitet të plotë 189 përfaqësuesit botërorë.

Mes zonave më të vizitueshme nga turistët e huaj dhe ata vendas veçohet ajo e Kalasë 2.500-vjeçare, por nuk mbetet pa rënë në vëmendjen e tyre edhe arkitektura e veçantë e shtëpive dhe kishave të pranishme në qytet.

Sidomos prej vitit 2008, pas suksesit të përfshirjes në UNESCO, Berati është bërë pjesë e thuajse të gjitha guidave turistike shqiptare e të huaja, që sjellin vizitorë në vendin tonë përgjatë të gjithë vitit.

Login to post comments