Katër ditë më parë u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare mjeshtri i madh i artit, kineasti i mirënjohur Ilia Terpini. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Trupi i Tërpinit mbërrin sot në Tiranë, ndërsa homazhet në nder të tij do të mbahen nesër në orën 10:00 në Muzeun Kombëtar
Operatori i filmave Ilia Terpini e ka nisur punën pikërisht nga Kinostudio. Ai qenë drejtor fotografie i mbi 100 dokumentarëve e 26 filmave artistikë. Një ndër filmat e parë që ka realizuar me regjisorin Viktor Gjika ka qenë “I teti në bronz”.