Ekipi shqiptar i Laçit ia ka arritur të kualifikohet në turin e dytë të “Europa League” pasi sot ata kanë mundur me rezultatin 1-0 Anorthosis në ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e luajtur 1 javë më parë në Qipro përfundoi me shifrat 2-1, por është bërë i pavlefshëm sot pas fitores që ekipi i drejtuar nga Prenga mori në stadiumin e Laçit.
45-minutëshi i parë i takimit përfundoi me shifrat 0-0, por në të dytën ekipi shqiptar kërkoi më shumë portën e kundërshtarëve. Pas disa tentativave Myrto Uzuni, në minutën e 88-t shënoi golin e fitores, duke i siguruar Laçit kualifikimin. Në turin tjetër kurbinasit do të ndeshen me fituesin e çiftit Glenavon-Molde.