Për ekipin shqiptar të Partizanit ndeshja e sotme ka qenë eksperienca e fundit për këtë sezon të “Europa League”.
Pas humbjes një javë më parë në kryeqytet, ‘të kuqtë’ janë mundur edhe në ndeshjen e kthimit në Slloveni nga skuadra e Mariborit.
Në takimin e vlefshëm për turin e parë të “Europa League” të kuqtë janë mundur me rezultatin e pastër 2-0.