×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

”Sokaku i të marrëve” gjallëron rrugicat e qytetit të gurtë këtë fundjavë

Saturday, 21 July 2018 18:23

Është koha e shfaqjeve në sheshe të hapura  por është dhe koha e premierave të mëdha.

Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve sjell “Sokaku i të marrëve” në qytetin e kalldrëmtë, Gjirokastër.

Muzika me e bukur e jugut, trashëguar brez pas brezi do të nisë nga oborret e shtëpive gjirokastrite, për të kulmuar sonte në mbrëmje me premierën absolute në Odeonin Bashtea e Teqese.

Këngët, vallet dhe muzika e bukur iso polifonike do të ndezin rrugët e gurta të qyteti duke sjellë dhe njëherë për turistët vendas dhe të huaj traditat dhe vlerat e veçanta që kemi ne si popull.

Festa e madhe e “Sokakut të të marrëve” ju pret në qytetin jugor për të festuar dhe gëzuar nën ritmet e muzikës sonë popullore të shoqëruar me instrumenta dhe valltarë. /atsh

Login to post comments