Pas çmimit që mori vitin e kaluar në Festivalin e Sarajevës regjisori i ri Gentian Koçi ka korrur një tjetër sukses në Sarajevë. Mbyllja e Festivalit të filmit solli një lajm të mirë për kinemanë shqiptare dhe regjisorin. Projekti i dytë i skenaristit dhe regjisorit Gentian Koçi, fitoi sonte The Cinelink Development Award – akorduar nga Qendra Malazeze e Filmit.
“A Cup of Coffee and New Shoes On” ishte një ndër 8 projektet në fazën e hershme të zhvillimit që u përzgjodhën për tu prezantuar në Cinelink Co-Production Market këtë vit.
“A Cup of Coffee and New Shoes On” është një dramë rreth dy vëllezërve binjakë të shurdhër, të pandashëm. Ata në moshën dyzet vjeçare zbulojnë që për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të ndahen dhe në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme do verbohen.