Taso: “Piktura ime nis me 500-vjetorin e lindjes së Skënderbeut, 1968

Tuesday, 21 August 2018 17:29

Nga Dhimitër Gegprifti

Nuk mund të kuptohej çelja e sezonit veror në qytetin e Pogradecit në 16 qershor 2018 pa një ekspozitë pikture me 80 punime në Qëndrën Kulturore “Lasgush Poradeci”, Galeria e Artit nga “Piktori i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i këtij qyteti Anastas Kostandini (TASO) Ekspozita në përmbajtjen e saj është titulluar: ” Ngjyrat e vendlindjes”, e cila përmbylli aktivitetet e kësaj dite, tashmë traditë e këtij qyteti. “Ky është një cikël etydesh, pikturash e vizatimesh të krijuara drejtpërdrejt në natyrë. Rrugtimi im artistik në plainair-in e Pogradecit ka filluar shumë herët.

Pavarësisht njohjes absolute të qytetit tim dhe rrethinave të tij, peizazhi arrin të më befasoj vazhdimisht…”. Këto janë fjalët e piktorit Taso në këtë ekspozitë.

Një pasaportë artistike për Piktorin…

Nuk është lehtë të shkruash për personalitete, intelektualë dhe artist të penelit të këtij niveli, me një prodhimtari pa kufi e pa pushim në vite nga mosha 14-vjeçare.

Akoma më i vështirë na duket ky moment dhe ky personazh i shkrimit tonë, kur gjeografia artistike e veprave të tij ka kaluar dete e oqeane, kufij kontinentesh, deri në Zelandën e Re, kur nga peneli, lapsi, pasteli, vaji, akuareli i tij kanë dalë  mijëra e mijëra punime. Një jetë e tërë, që “fle” dhe “flet”,  sa herë kërkon koha dhe momenti. Të vështirë të shkruash për Tason tonë, kur për të mund të jenë shkruar qindra faqe. Një paralele me veprën letrare të Gëtes, që janë shkruar mjëra faqe.

Vështirë e kemi pasur, duke menduar se cila është e veçanta, që do t’i sjellim lexuesit për piktorin e qytetit tonë. Mendojmë se mund të kemi sjellë diçka të veçantë e të re nga kjo ekspozitë dhe nga biseda me “ Piktorin e Merituar” TASO.                      

-Çfarë mësuam nga biseda me artstin e Penelit?

U lind në Pogradec (Shqipëri) në vitin 1954.

Po të llogaritish të gjitha llojet e ekspozitave dhe të gjithë ambjentet,ku janë çelur mund të arrinë numërin rreth 100 syresh. I ka të rralla ditët që të mos pikturojë në ditën e dytë apo të tretë pas një ekspozite. Kështu mund të arrijë një fond prej gati 4000-5000 punimesh: vaj, akuarel, pastel, vizatim. Nga gjithë kjo krijimtari na thotë Taso, 80 % janë nga qyteti im, me ngjyrat e tij të pambarimta.

Unë jam zhytur në një marrëdhënie të përherëshme me qytetin tim, unë jetoj gjithmonë me ngjyrat e vendlindjes sime, Pogradec.

Oborri apo Qilari i Bashove mbetet një burim frymëzim i pashtershëm. Nëntor-dhjetor  2017 ekspozitë në Fondacionin “Ivanaj”, Tiranë. Nuk kanë munguar dhe ilustrimet për vepra të Mitrushit e të Lagushit. Trajtimi i temës historike, i ndikuar dhe frymëzuar nga pedagogët e tij: Fatmir Haxhiu dhe Vilson Kilica dhe një dëshirë për të hapur një ekspozitë në Muzeun e Krujës në kuadër të vitit të Skënderbeut.

Me Skëndëerbenë në konkurs, me Skënderbenë tani Artist…

Ëndrra për t’u bërë piktor i ka fillimet në vitin 1968, kur Taso u paraqit para Komisionit të Vlerësimit me një punim për Skënderbeun dhe dy skulptura, me të cilat konkurroi dhe fitoi, puna e bëri Artistin, që kemi sot. Në vazhdim të kësaj pune lidhur dhe me përditshmërinë Taso ka ideuar, pse jo dhe projektuar, në kuadër të 50-vjetorit të krijimtarisë së tij, një ekspozitë me temë: “Kalorësia Mokrare”, pjesë e pandarë e ushtrisë së Skënderbeut. Ai shkon edhe më tej, kur mendon dhe pohon se do t’i shoqerojë edhe me shkrime përkatëse, sipas zhanreve të krijimtarisë artistike në pikturë. Ky është personazhi i shkrimit tonë, Artisti i Penelit, “Qytetar Nderi” i qytetit tonë Anastas Kostandini.

IMG_014.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...