Për herë të parë, artisti i njohur shqiptar që jeton në Bruksel, Dastid Miluka, ka çelur për publikun në Tiranë ekspozitën me 21 vepra arti në një nga mjediset e kryeqytetit. Në koleksionin e quajtur “Habitat dhe Hapësirat Ndërmjet”, piktori ka ndërthur personazhe reale me fantazinë e hapësirës dhe ngjyrave. Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë muajit gusht. Punimet e Dastid Milukës, nje ndërveprim midis ëndrrave të tij të fëmijërisë dhe zbulimit në një moshë më adulte. Në krijimet e tij, Dastid luan me personazhe të cilët evoluojnë ashtu si në një lojë “kuka fshehti”, midis realitetit dhe fantazisë. Një paradë botësh të kundërta, ngjyrash të harlisura, drite dhe lëvizje. Krijimet e tij eksplorojnë një teatër njerëzish dhe vendesh imagjinare, të cilat bashkëjetojnë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Figurat, personazhet dhe peisazhet onirike, të gjitha kombinohen për të rikrijuar një histori, sa të vjetër po aq edhe të re. Është një mënyrë tjetër e një rrëfimi simbolik që merr formë duke vënë së bashku pjesë të ndryshme krijimesh, të cilat komunikojnë fjalë për fjalë, metaforikisht me shikuesin, nëpërmjet një gjuhe të veçantë alegorike.
Piktori i njohur shqiptar, Dastid Miluka, për herë të parë ka ekspozuar 21 punime plot ngjyra për publikun në Tiranë. Me ekspozitën “Habitat dhe Hapësirat Ndërmjet”, artisti e fut publikun e tij një një udhëtim sa të njohur ashtu edhe imagjinar me ngjyra plot jetë. Në këto krijime, Dastid Miluka, luan me personazhe të cilat evoluojnë midis realitetit dhe fantazisë. Ky koleksion eksploron vizione, të cilat fillojnë në moshë të hershme dhe ende e frymëzojnë atë edhe sot. Në punimet e tij ai ka ndërthur në harmoni me drita dhe ngjyra botën njerëzore në hapësirë imagjinare.
Dastid Miluka ka lindur më 15 shtator 1974 në Tiranë, si biri I një artisti të shquar të Cirkut shqiptar, “Mjeshtrit të madh”, Arjan miluka. Prej vitit 2003, ai jeton dhe punon në Bruksel, Belgjikë.