Gjermania është mbështetësja kryesore e Festivalit të 13-të Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA). Dje u nënshkrua kontrata me drejtorin e festivalit Kujtim Çashku për mbështetjen që Gjermania ofron për këtë festival filmi. “Po presim me padurim filmat e shkëlqyer dhe diskutimet interesante mbi të drejtat e njeriut në kuadër të Festivalit të 13-të Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA). Gjermania është mbështetësi kryesor i IHRFFA këtë vit! Sepse mbrojtja dhe forcimi i të drejtave të njeriut është prioritet i politikës sonë të jashtme. Dje nënshkruam sëbashku me drejtorin e festivalit z. Kujtim Çashku kontratën për mbështetjen tonë. Informacione të mëtejshme rreth festivalit, i cili do të zhvillohet nga dt. 17 – 22. Shtator””, thekson Ambasada e Gjermanisë në Tiranë në një postim në Facebook.