Projektligji për artin dhe kulturën, Kumbaro refuzon propozimet e artistëve

E Enjte, 30 August 2018 10:55

Përplasjet mes artistëve dhe ministres Kumbaro kanë vite që zhvilohoen, por në shkurt të këtij viti artistët iu drejtuan ministres së Kulturës me disa kërkesa, në kuadër të projektligjit për Artin dhe Kulturën. Mes disa pikave të rëndëshime ishte edhe propzimi I artistëve për rikthimin e QKA (Qendrën Kombëtare të Artit) si dhe të saktësohet në çdo rast se subjektet private përfituese të financimeve publike duhet të kenë statusin e organizatës jofitimprurëse. Drafti përfundimtar i projektligjit të artit dhe kulturës duket se do të sjellë të tjera përplasje mes Ministrisë së Kulturës dhe komunitetit të artistëve. Kërkesat që janë bërë nga artistët më parë nuk janë marrë të gjitha parasysh nga Ministria e Kulturës. Në draftin përfundimtar për ligjin e artit dhe kulturës duket se ministria është tërhequr te statusi i Cirkut Kombëtar, por kërkesa e artistëve për rikthim të Qendrës Kombëtare të Arteve nuk është marrë parasysh. Pikë tjetër që u kundërshtua në draftin e parë dhe vijon në projektligjin e artit janë dhe kolegjiumet. Një pikë kyçe e projektligjit institucionet publike dhe private financohen njësoj nga shteti u kundërshtua artistët, dhe duket se kjo pikë nuk ka ndryshuar për ministrinë. Prioritetet e ministrisë përgjegjëse për artin dhe kulturën në neni 4/2, pika 1-germa ç thotë: mbështet nismat kulturore dhe projektet krijuese nëpërmjet financimit të plotë ose të pjesshëm për institucionet publike qendrore, vendore ose të pavarura si dhe subjekteve private të artit dhe kulturës. Por dhe kolegjiumet janë në projektligj, edhe pse u panë si struktura paralele me bordet. Neni 27/2, parashikon realizimin e veprimtarive artistiko-kulturore në institucionet publike qendrore të artit dhe kulturës. “2. Kolegjiumi ka në përbërje jo më pak se 3 nëpunës ose punonjës të përcaktuar me urdhër të titullarit. Anëtarët e kolegjiumit janë punonjës të institucionit ose personalitete të fushës. 3. Kompetencat dhe mënyrat e funksionimit të kolegjiumit për institucionet qendrore të artit dhe kulturës miratohen nga titullari i institucionit” thuhet në draftin përfundimtar. 

Ajo që vihet re në këtë projekligj është fakti se Mirela Kumbaro nuk pranon që paratë të menaxhohen nga QKA apo nga organizata të vërteta jofitmprurëse, pasi prej vitesh Ministria e Kulturës ka në dorë buxhete të mëdha për projekte, të cilat i jep sipas preferencave politike dhe miqve të saj e të Ramës. Nëse do t’i hiqje menaxhimin e këtyre shumave kolosale, atëherë ministria as që do të merrte mundimin të qëndronte në atë detyrë. Ajo dhe nëpunësit e saj janë bërë milionerë nga paratë e Buxhetit të Shtetit e Bashkimit Evropian, të cilat menaxhohen nga njerëz të besuar dhe për njerëz të besuar.

Login to post comments