“Një ditë me traditën”, këngë, kaba e valle në Kavajë

E Enjte, 30 August 2018 11:01

Këngë, kaba dhe valle popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë do të interpretohen sot në mbrëmje në qytetin e Kavajës.   “Një ditë me traditën”titullohet koncerti që organizohet në kuadër të turizmit kulturor nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folkloristike në bashkëpunim me bashkinë Kavajë dhe Qendrën Kulturore Kavajë, në ambientet e Fafa Resort.

Në këtë koncert do të marrin pjesë Ansambli “Mokra” me pjesë instrumentale fyell, gajde si dhe këngë e kaba instrumentale nga jugu, grupi i burrave të Kavajës me repertorin e tyre tradicional, valltaret e shoqatës kulturore “Afërdita” me valle nga zona të ndryshme të Shqipërisë, grupi i valleve të Qendrës Kulturore Kavajë me valle të Shqipërisë së mesme.

QKVF ka angazhuar disa shoqata kulturore, të cilat mbajnë gjallë folklorin tonë tradicional.

Ky aktivitet pritet të ndiqet nga mbi 1500 spektatorë të huaj dhe vendas, të cilët kanë zgjedhur të pushojnë pranë plazhit të Golemit.

Login to post comments