Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave “monument kulture” , të cilat po kthehen në identitet pas punimeve restauruese. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Banesës së Sandri Qipros”, një nga banesat më të vjetra në qytetin e Pogradecit. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë parashikon ndërhyrje konsoliduese – restauruese në objekt. Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Synimi i restaurimit të banesave “monument kulture” është që t’i shpëtojnë rrënimit dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin.