×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zagori, rrezikon shembjen një monument i rrallë kulti

Saturday, 14 Prill 2018 18:14

Një ekip ekspertësh nga Instituti i Monumenteve të Kulturës është duke kryer vlerësimin e dëmeve strukturore dhe atyre të afreskeve në Kishën e Apostujve në Hoshteve. Projekti i restaurimit që do të pasojë vlerësimet teknike pritet të zbatohet brenda verës së këtij viti.

Kisha e Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë, një prej monumenteve më të rrallë të kultit dhe artit të mesjetës së vonë prej vitesh rrezikon shembjen.

Pas shembjes se urës mesjetare të fshatit në fillim të shkurtit banorët kanë kërkuar ndihmë për të shpëtuar të vetmen mes 24 kishave të zonës më të thellë të Zagorisë në Gjirokastër. Kreu i fshatit Paskal Nasi uron që monumenti t’i mbijetojë kohës deri në restaurim. Ai konfirmon se është njoftuar se punimet do të fillojnë këtë verë.

Kisha e Shën Pjetrit dhe Pavllos me afreske të gjallë të pikturuar rreth vitit 1843 ka probleme strukturore të pandalshme. Zhvendosja e murit perëndimor kërcënon çarje të mëtejshme në mure ndërsa edhe pjesa e hajatit është duke u distancuar nga Trupi i Kishës.

Çatia e objektit sipas banoreve ka probleme të mëdha dhe lagështia është duke shkatërruar afresket. Jashtë kamerave ekipi i ekspertëve njoftoi vlerësimin e dëmit dhe një projekt restaurimi edhe për Urën e Nivanit që gjendet në shtratin e lumit të Zagorisë.

Shpëtimi i të dy monumenteve që po jetojnë ditë të vështira është jetik për trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të kësaj krahine.

Login to post comments