Inis Neziri nga Shqipëria, ka fituar çmimin e madh të Festivalit Ndërkombëtar “Dreri i Artë” 2018. Çmimi ju dha nga fituesja e parë e këtij trofeu Luminica Dobresku. Inisi në këtë konkurs këndoi këngën rumune “Jap jetën për dashurinë”.
Inis Neziri, filloi të këndonte që kur mësoi të fliste, por karriera e saj muzikore filloi zyrtarisht kur ishte 12 vjeç. Inisi mori pjesë në garën “Gjeniu i Vogël 5” dhe fitoi çmimin e parë.
Bukuroshja shqiptare së fundmi fitoi edhe çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar “Golden Stag” që u mbajt në Rumani. Inisi la pas shumë shtete, duke u bërë fituese edhe e çmimit të madh prej 25 mijë eurosh.
“Deri më tani ky çmim është hapi më i rëndësishëm që kam bërë”- u shpreh Inisi pasi mori çmimin e rëndësishëm.