Ky film bazohet në ngjarje të vërtetë e cila ka ndodhur në luftën e fundit në Ballkan, ajo e Kosovës, në mesin e aktorëve luajnë edhe disa ish- ushtar të UÇK –së, të cilët morën pjesë drejtpërsëdrejti në luftën çlirimtare të Kosovës.
Këto ditë në Kosovë, bëhet e ditur se ka nisur xhirimi i filmit “Mala”, një film ky i "Bazuar në një histori të vërtetë" - “Based on a True Story”, që po xhirohet me një iniciativë të përbashkët me shpenzimet e një grupi artistësh, pra me buxhet të limituar.
Një film ky, i cili tregon për luftën çlirimtare të Kosovës – 24 Mars 11 Qershor 1999.
Në mesin e grupit të xhirimit, ka edhe drejtues të filmit, aktorë dhe kontributorë ish- ushtar të UÇK –së, të cilët morën pjesë drejtpërsëdrejti në luftën çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për fillimin e xhirimeve e ka bërë të ditur vet producenti i këtij filmi Trim Musliu, nëpërmjet një postimi që bëri dy ditë më parë kur nisën edhe xhirimet në terren , nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
Ai njofton në statusin e tij në rrjetin social, se filmi i metrazhit të gjatë "Mala", bazohet në ngjarje të vërtetë, e cila ka ndodhur në luftën e fundit në Ballkan, ajo e Kosovës.
"Mala, një dëshmitar i gjallë i tmerrit të përjetuar, masakres dhe gjykimi i padrejtë ndaj tij nga ndërkombëtarët. Ne duhet ti paraqesim botës të vërtetën tonë si popull, çka kemi përjetuar, me çka po ballafaqohemi çdo ditë si pasojë e padrejtësive politike dhe si këto padrejtësi po mveshen me petkun e Gjykatave të ndryshme qe po marrin fryme dhe jete vetem tek ne në Kosovë", ka shkruar ai. "Deri kur zëri ynë do të shuhet nga zërat e padrejtë që marrin jehone nga një drejtësi e bazume në të padrejten , manipulimin dhe shtypjen. Këtë më së miri e rrëfen Mala", ka thënë Musliu.
Producenti po ashtu ka thënë se "ky film realizohet mbi vullnetin e mirë të disa aktorëve profesionist dhe ekipes së filmit pa asnje përfitim financiar, por vetëm me një qëllim të vetëm atë që gjithë kemi përgjegjsinë ta rrëfejmë të vërteten mbi drejtësinë".
Po ashtu grupi realizues ka shkruar në rrjetin social Facebook, se filmi ka edhe një perceptim real mbi efektin “Gjykatë speciale” dhe pasojat e Pseudo Gjykatave të ngjashme, siç thonë ata.
Mala, thuhet në sinopin e këtij filmi është një dëshmitar i gjallë i tmerrit të përjetuar, masakrës dhe gjykimi i padrejtë ndaj tij nga ndërkombëtarët.
Ndërsa shtojnë se ne duhet ti paraqesim botës të vërtetën tonë si popull, çka kemi përjetuar, me çka po ballafaqohemi çdo ditë si pasojë e padrejtësive politike dhe si këto padrejtësi po mveshen me petkun e Gjykatave të ndryshme qe po marrin fryme dhe jete vetëm në Kosovë.
Deri kur zëri ynë do të shuhet nga zërat e padrejtë që marrin jehone nga një drejtësi e bazume në të padrejten , manipulimin dhe shtypjen.
Dhe, këtë më së miri duket se nëpërmjet këtij filmi e rrëfen Mala.
Ky film që po realizohet mbi vullnetin e mirë të disa aktorëve profesionist dhe ekipes së filmit pa asnje përfitim financiar por vetëm me një qëllim të vetëm atë që gjithë kemi përgjegjsinë ta rrëfejmë të vërteten mbi drejtësinë, i përket zhanrrit të filmave botëror që quhen "Bazuar në një histori të vërtetë" - “Based on a True Story”.