Dy premiera në Teatrin Eksperimental: "Motër e vëlla"dhe "Libraria e magjepsur"

Tuesday, 18 September 2018 10:47

 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë në datat 22 dhe 23 shtator, me dy premierat më të reja "Motër e vëlla"dhe "Libraria e magjepsur". “Motër e vëlla” vjen e përshtatur dhe me regji nga Xhuliano Brisku, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara. Aktorë në shfaqje janë Françeska Hysi, Juxhin Plovishti, Dajana Nenaj, Bujar Hoxhaj, Ledian Gjeçi, Donald Shehu. Xhon dhe Xhoana, dy fëmijë të vegjël janë rrëmbyer nga Morgana, një magjistare e cila ka për qëllim të bëhet mbretëresha e Nolanit. Me shumë zgjuarsi arrin të arratisen nga strofulla e saj. Për ti kapur përsëri fëmijët Morgana helmon çdo pikë uji, dhe çdo frut në pyll. Xhon pa dëshirën e Xhoanës, ha mollën dhe kthehet në një kaproll. Mbreti Noha i Nolanit bashkë me dy gjahtar përpiqen ta kapin kaprollin pa e ditur se ai është një fëmijë i vogël. Morgana mund të realizojë ëndrrën e saj të bëhet mbretëreshë, duke gjetur bashkë me fëmijët edhe mbretin Noha dhe përpiqet ti marrë fronin. Mbreti arrin ta kapi magjistaren, por djali i vogël do të mbetet për gjithmonë një kaproll. Por se si do të kthehet Xhon përsëri në fëmijë, teatri e sjell me shfaqjen në skenë. Shfaqja “Libraria e magjepsur” përshtati dhe editoi Marsel Greva dhe Kleard Germenji. Regjia Marsel Greva, skenograf Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, koreografe Aledia Kondaj. Aktorë Lejda Çeli, Kleard Germenji, Kristiana Goro, Mateo Dervishaj, Ervis Saliasi, Arjon Osmani. Deisy një vajzë 10 vjeçare, e cila është kthyer në shitësen e librarisë, që kur gjyshi i saj u sëmur dhe dergjet në shtrat. Ajo i adhuron librat. Por në këtë librari ndodh diçka e çuditshme. Personazhet e përrallave klasike, me të dashurit e Deisyt vijnë në botën reale. Në këtë librari ndodhet edhe një libër, brenda të cilit ndodhet i fshehur një gjerdan me vlerë shumë të madhe. Për praninë e këtij gjerdani është vënë në dijeni Pirati i Zi dhe ndihmësi i tij, të cilët kanë dalë nga libri dhe janë vënë në kërkim të gjerdanit. Po kështu në jetën reale, vijnë, Pipi Çorapegjata, Tarzani dhe Sherlock Holms. Të gjithë bëhen bashkë për të ndihmuar Deisyn, por duhet të kenë shumë kujdes sepse ata nuk duhet të shihen nga sytë e njerëzve. Shfaqja shoqërohet nga këngë dhe numra koreografik të kënduara dhe kërcyer nga personazhet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...