Ministria e Kulturës vazhdimisht, pothuajse përditë, hedh në treg lajme që kanë të bëjnë me restaurimin e monumenteve të trashëgimisë sonë kulturore. Sipas saj, të krijohetpërshtypja se janë hapur kantiere pune ku po rigjenerohen monumentet dhe po jetësohen duke përfituar vlera të reja. Mjafton t’i referohesh vetëm ATSH, si burimi zyrtar i shtetit, dhe do shikosh se dhjetëra, në mos qindra objekte po i nënshtrohen restaurimet. Dhe nuk janë pak, po të kemi parasysh se çdo restaurim kushton mijëra apo miliona lekë. Janë me dhjetëra restaurime që i kushtojnë buxhetit të Ministrisë së Kulturës miliona euro e lekë, një pjesë e konsiderueshme e të cilave nuk dihet se ku përfundojnë. Prandaj ka kaq shumë lajme për restaurimet, se aty është leku i madh dhe se “vjedhja të nxjerr faqebardhë”, pasi nuk zbulohet dot kurrë se s para janë investuar në ato objekte të amortizuara nga vitet dhe moskujdesi njerëzor. Për fat të keq, një pjesë e mirë e këtyre restaurimeve bëhen nga njerëz të paftë, jo kompetentë, miq të ministres dhe enturazhit të saj e kryeministrit. Bëhen nga firma që fitojnëtenderë, nga ato që shtrojnë rrugë e to qëbëjnë ndërtime, por jo nga specialistë të mirëfilltë restaurimi, për të cilët ka nevojë vërtet trashëgimia e kultura jonë. Vetë specialistët e larguar nga puna nga Kumbaro dhe drejtorët e saj japin alarmin se restaurimet janë bërë shkel e shko dhe janë harxhuar miliona lekë nga fondet e BE-së dhe shtetit. Prandaj dëmet janë të mëdha dhe vjedhjet e shpenzimet të shumta.