Fyen aktoret e shquara të skenës dhe ekranit, Yllka Mujo e Eva Alikaj

E Enjte, 20 September 2018 15:26

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE) proteston ndaj fyerjes që u është bërë sot dy aktoreve të shquara të skenës dhe ekranit, Yllka Mujo dhe Eva Alikaj. Nëpërmjet nëj deklarate SASE njofton se “Persona të panjohur kanë fyer sot prane Teatrit Kombetar aktoret e shquara Yllka Mujo dhe Eva Alikaj me fjalor vulgar.

SASE proteston ndaj çfaredo cenimi te dinjitetit te cilitdo artist, pavaresisht shkaktarit dhe shkakut.

Artistet, pavaresisht qendrimeve te tyre publike, jane qytetare dhe duhen respektuar si te tille. Kushdo qe fyen artistet nuk mund të paraqitet si mbrojtes i Teatrit!”

Fyerja e artistëve ka lidhje me qëndrimin e tyre kundër prishjes së TEatrit kombëtar, aktore që kanë më shumë se tre katër dekada në atë skenë.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe Sindikata e Artistëve të Skenës kanë protestuar sot para Parlamentit, ku po shqyrtohej dekreti e presidentit Ilir Meta, që i hap rrugë shembjes se godinës së Teatrit Kombëtar.

Login to post comments