Gjergj Kastrioti Skënderbeu është fytyra e vërtetë e kombit shqiptar, është ajo çfarë në të vërtet është kuptimi i jetës së shqiptarëve, me identitetin, traditat, trimërinë, besën dhe gjithçka tjetër i përfaqëson.
Dhe këtë simbol madhor që përfaqëson Skënderbeu në jetën e kombit shqiptar ka arritur më së miri ta përcjellë profesori, studiuesi, shkrimtari, përkthyes dhe intelektuali i shquar shqiptar Aurel Plasari në veprën e tij “Skënderbeu, një histori politike”.
Pikërisht për këtë arsye ai u nderua sot me çmimin për veprën më të mirë shkencore ose dokumentare për autorë shqiptarë në aktivitetin e zhvilluar në Akademinë e Shkencave për Vitin Mbarëkombëtar të shpallur në nderim të 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ndërkohë që u dha dhe një çmim për veprën më të mirë shkencore ose dokumentare për autorë të huaj, ku u vlerësua Lucia Nadin me veprën “Shqipëria e rigjetur”.