Ambasada Franceze fton në Tiranë kompaninë “Transe Express” e themeluar më 1982, e cila konsiderohet si një nga kompanitë më të rëndësishme në Francë dhe në Evropë të cirkut dhe performancës, të prezantojë shfaqjen e saj "Mobile Homme", më 29 shtator në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë. Kjo kompani performon në ambiente të hapura dhe është e specializuar në artin “qiellor”, në lartësi dhe qiell të hapur, dhe eksplorojnë të gjitha zhanret artistike dhe format e të shprehurit në spektaklet e tyre: muzika, kërcimi, artet plastike, performancat, cirku, loja me zjarr, metalurgjia, teatri. Spektakli "Mobile Homme" zhvillohet në tokë, ku debutojnë muzikantë, performues cirku dhe valltarë, dhe në ajër mbi një vinç 40 metra lart nga toka, ku disa nënoficerë i bien baterive e daulleve në një fanfare qiellore. Kjo shfaqje është shfaqur në gjithë botën, nga Parisi në New York, nga Evropa në Azi. Më 29 shtator në ora 17.30 në shesh shfaqja do të jetë falas për publikun.